Rrjetet lokale te pajisjeve IT ose te quajtura shkurtimisht LAN (Local Area Network), jane tashme te kudondodhura. Nuk imagjinohet me nje institucion, kompani, biznes, shkolle etj, pa rrjetin e saj lokal. Krijimi i nje rrjeti lokal ofron:

  • Komunikim te vazhdueshem e te shpejte midis pajisjeve IT te te njejtes kompani/institucion.
  • Rritje te efektivitetit ne proceset e punes
  • Zvogelim ne mundesine e korruptimit dhe humbjes se te dhenave.

Rrjetet me kabell bakri dhe fiber

Ne pergjithesi ekzistojne dy klasa te gjera rrjetesh lokale, ata qe ne bazen e tyre kane kabllo me baze bakri dhe ata qe jane te ndertuar me fibra optike. Persa i perket menyre se funksionimit, te dy tipet jane te njejte. Ndryshimi midis tyre eshte ne pajisjet lidhese te cilat ndryshojne teresisht nga njeri tip tek tjetri.

Rrjetet me kabllo bakri jane nga rrjetet me te vjetra te ndertuar. Ne fillim tipi i kabllit ishte coaxial, e me vone u kalua ne tipet Twisted Pair

Fibrat optike jane njekohesisht te vjetra, por edhe shume te reja ne perdorimin e tyre ne rrjetet kompjuterike. Ekzistojne shume lloje fibrash e shume lloje konektoresh e pajisjesh per fibrat.

Duke qene se fusha e rrjeteve kompjuterike eshte shume e gjere, patjeter qe edhe tipet e tyre nuk mund te ndahen ne dy klasa te vetme. Ekzistojne shume nentipe dhe tipe hibride rrjetesh.